Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një mesazh të veçantë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje mahnitëse nga natyra shqiptare.
Përmes një videoje nga Parku Kombëtar i Shebenikut, Rama ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së faunës dhe habitateve natyrore në zonat e mbrojtura, duke e konsideruar këtë pasuri si një “thesar të çmuar”. Ai ka përcjellë një urim për ditën e diel, duke e lidhur atë me bukurinë dhe vlerat natyrore të vendit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë pamjesh të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut, si një kujtesë se fauna është një thesar i çmuar i zonave tona të mbrojtura dhe çdo ditë përpiqemi të mirëmbajmë habitate sa më të shëndetshme, ju uroj një të diel të bukur”, ka shkruar kryeministri Rama.



