Kryeministri Edi Rama thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamhje nga ecuria e punimeve në kantierin e aeroportit.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe të hyjë në operim vitin e ardhshëm ka shtruar nevojën për përgatitjen e stafit të nevojshëm edhe nga kompanitë shtetërore të lidhura me aviacionin.

Albcontol e cila ka në thelb menaxhimin dhe kontrollin  hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), sipas standardeve ndërkombëtare të lundrimit ajror njoftoi nw fillim te ketij viti  rekrutimet e nevojshme për të plotësuar stafin si rrjedhojë e shtimit të numrit të aeroporteve në vend.

Konkretisht sa i takon Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës Albcontol njoftoi për plotësimin e vendeve me 6 inxhinierë, 7 specialistë ARO dhe 7 vrojtues  METEO  ku si kushte kryesore është diploma e nivelit të parë në shkenca inxhinierike, inxhinieri elektronike, telekomunikacioni, shkenca kompjuterike, TIK, informatikë, Matematikë, Fizikë, dhe Shkenca natyrore po kështu si kusht i dytë gjuha angleze. Rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të këtij muaji.

Ecuria e punimeve në VIA

Gjatë një analize vjetore Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dha detaje edhe mbi ecurinë e aeroportit të Vlorës vetëm një ditë më parë.

“Jemi duke pritur përfundimin e Vlorës, një aeroport që është në 32 për qind të totalit të punimeve por ato pjesë që janë më të rëndësishme dhe mbajnë volumin më të madh kanë ecuri shumë më të lartë se ecuria e përgjithshme. Ne synojmë në dhjetor 2024 ta kemi dorëzuar aeroportin e Vlorës duke i dhënë mundësi Autoritetit të Aviacionit, koncesionarit dhe operatorit që është aeroporti i Mynihut të nisin operimet në hije për të kolauduar çdo procedure dhe pajisje të navigimit me shpresë që në pranverë 2025 të kemi fluturimet e para nga Vlora që nuk është aeroport sezonal por ndërkombëtar” tha ministrja.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re