Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ndërtimi i Pediatrisë së re në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se faza e dytë e punimeve është drejt përfundimit, teksa shton se së shpejti do të ketë ambiente cilësore me kushte shumë të mira për pacientët e vegjël.

“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël

Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, shkruan Rama./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re