Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me projektin e ri të ujësjellësit të Gjirokastrës. Kreu i qeverisë, krahas një videoje që ka ndarë në Facerbook, bën me dije se ujësjellësi i ri do të furnizojë me ujë 24 orë qytetin duke i dhënë fund njëherë e mirë problemeve të mëparshme.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ujësjellësin e ri të Gjirokastrës, që do të furnizojë me ujë 24 orë, duke i dhënë fund një herë e mirë gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re