Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga mbërritja në Tiranë e presidentit të Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Presidenti i Emirateve është pritur në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë që Rama e lajmëroi dje ardhjen për herë të parë në Shqipëri të presidentit Bin Zayed dhe vlerësoi kontriubutin e Bin Zayed për ndihmat e dhëna në luftën e Kosovës si donacionet e dhëna për Durrësin pas tërmetit.
