Skip to content

Rama ndan videon nga projekti i ri te ‘Kardiologjia’: I shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura në QSUT

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me pamje nga projekti i ri që do të nisë në spitalin e Kardiokirurgjisë në QSUT. Bëhet fjalë për një projekt me një sipërfaqe ndërtimi prej 4203 metra katrorë, katër salla operacioni me infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me projektin që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë, i cili do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.