Skip to content

“Rama ndërhyri te Meloni për Ron Yeffet” – Toska zbulon prapaskenat: Izraeliti bëri pushime me Ballukun! Bashkë me Ardi Veliun dhe Arjeta Pucën do jenë të arrestuarit e radhës

345456546456456

Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka denoncuar një tjetër skandal të përmasave ndërkombëtare që lidh biznesmenin kontravers izraelit Ron Yeffet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Sipas gazetarit, hetimet e SPAK-ut dhe të dhënat e siguruara zbardhin një rrjet interesash okulte që përfshijnë trafik armësh, ndërhyrje te diplomatët e huaj dhe përpjekje për afera korruptive ndërkombëtare.

Toska zbuloi se Yeffet ka tentuar të përdorë pushtetin politik në Tiranë për t’u zgjeruar në tregun italian të automobilistikës ushtarake apo teknologjike përmes kompanisë “TIMAK”.

“Bëhet fjalë për një skandal edhe më të madh. Yeffet, përmes Edi Ramës, i ka kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni që përmes kompanisë TIMAK të futet në bisedime e të krijojë raport biznesi me kompaninë gjigante IVECO. Ka qenë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Ramës, por autoritetet italiane e kanë ndaluar këtë sepse e kanë parë me shumë dyshim,” deklaroi gazetari.

Përveç kësaj, Toska përmendi përgjime e komunikime të drejtpërdrejta mes ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe biznesmenit për çështje të ndjeshme ushtarake:

“Balluku ka një telefonatë me Ron Yeffet për çështjen e trafikut të armëve nga Sudani. Po ashtu, SPAK ka faktuar se Yeffet dhe Balluku kanë bërë pushime së bashku në një ishull të famshëm të Greqisë, pasi adresa e vilës ku kanë qëndruar rezulton e njëjtë për të dy.”

Sipas gazetarit, lidhjet e Yeffet me Edi Ramën shtriheshin edhe në projekte financiare jashtë kontinentit evropian, ku është tentuar të përfshihet edhe filantropi Alex Soros.

“Yeffet dhe Rama kanë pasur ose kanë dashur të korruptojnë Alex Soros në një marrëdhënie financiare në Senegal, pasi Yeffet njihte presidentin e Senegalit dhe ka dashur të bindë Sorosin për të investuar atje në një projekt korruptiv. Ky njeri është i përfshirë në të gjithë linjën e pushtetit dhe e ka trajtuar vendin si të tijin,” nënvizoi Toska.

Gjatë intervistës, gazetari Almer Toska paralajmëroi se drejtësia po konsolidon provat flagrante për të lëshuar fletë-arreste për disa nga personat kryesorë të përfshirë në skemën e KAYO-s.

“Ron Yeffet, Ardi Veliu dhe Arjeta Puca do të jenë tre të arrestuarit e radhës, faktet janë aq flagrante. Se kur do të ndodhë i mbetet drejtësisë, por këta njerëz nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë penale,” përfundoi gazetari Almer Toska.