Kryeministri Edi Rama ka respektuar në heshtje momentin e thirrjes së ezanit, duke ndërprerë krejt papritur fjalimin e tij dhe duke zënë vend pranë mbështetësve të tij.

Direkt pas nisjes së fjalimit Rama thumboi liderin demokrat.

“Po qeshja me Valdrinin se m’u kujtua ajo e Lulit që tha një minutë heshtje se po këndon Hoxha”, tha Rama.

Kujtojmë se lideri demokrat në protestën e fundiT kërkoi një minutë heshtje në momentin e thirrjes së ezanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re