Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel ku pritet të zhvillojë disa takime me Përfaqësues të Lartë të Bashkimit Europian.
Gjatë takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell bëhet me dije se do të diskutohet për strehimin e emigrantëve por edhe për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Mësohet se Rama do të zhvillojë takim dhe me liderët e rajonit.
Axhenda:
Ora 08.15 – Mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)
09.00 – Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror
Seanca e mëngjesit (e hapur) – Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian
– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon
– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile
11.15 – Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë
11.30 – Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë
13.30 – Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
15.30 – Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
17.30 – Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.
…
/faxweb