Kryeministri Edi Rama tha se pas bllokimit të aeroportit qëndron presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga Dropulli, shefi i qeverisë u shpreh se të dy ata duan të marrin peng vendin por nuk do ia dalin.

“Karakteri tyre është si të marrësh peng aeroportin si të vënë thikë pas shpinë KÇK, dhe në fund mos i lër këta të buzëqeshin kur marrin vaksinën po kapu ankthin që ose të hapin rrugë ose të vuajnë njësoj siç bëjnë pengmarrësit.

Janë shumë këmbëngulës në atë drejtim , por ne jemi tjetër gjë, vendosmëria jonë është me e fortë , durim , jemi sprovuar në këto dy luftëra të mëdha, çfarë tjetër mund të na bëjë ne që të mos të fitojmë, cila sfidë na ndal ne për të shkuar në fund dhe ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë.

Qeveria jonë e ka mishëruar karakterin në anën e vetë më të mirë. Pas dy testeve jemi më të vetëdijshme për fuqinë dhe çfarë duhet riparë te vetja jonë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re