Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Athinë më 12 maj, ku do të zhvillojë takim me emigrantët që jetojnë dhe punojnë atje. Kjo datë përkon me një vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, por Blendi Klosi thotë se kjo nuk ka asnjë tendencë.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se takimet që kreu i PS do të zhvillojë me diasporën jo vetëm në Greqi, por edhe vende të tjera nuk ka asnjë qëllim për të ndikuar në politikën e brendshme të këtyre vendeve.

Po ashtu, Klosi u shpreh se Rama në 26 maj  do jetë në Milano, 2 qershor Londër dhe në 16 qershor Disteldorf

“Nuk ka lidhje me datën e një viti të arrestimit të Belerit, sic nuk ka  asnjë tendece që takimet e tjerë Milano apo Londër të ndikojmë në politikën e brendshme të këtyre vendeve”, tha Klosi.

Sa i takon votës së diasporës, Klosi i shpreh se Partia Socialiste e ka shprehur vullnetin e saj për të pasur votën e emigrantëve.

“Vullneti i PS sa i takon votës së emigrantëve është shprehur. Në kodin elektoral është sanksionuar vota e emigranteve. Vizita në Athinë ka të bëjë edhe me këtë dimension. Sa i takon raportit me votën e emigranteve ne  këtë vullnet e kemi shkrehur”, tha Klosi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re