Skip to content

“Rama në Burg, Berisha në burg”/ Nis dita e 21 e protestës së studentëve, të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Drejtësisë, kërkojnë bojkot: Bashkohuni me ne!

stdutnee

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në lëvizjen e tyre.

Një grup të rinjsh është futur në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”. Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë.

“Rama në Burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, ishin thirrjet e tyre.