Skip to content

“Rama në burg, Berisha në burg, nuk na përfaqësoni”/ Nis marshimi për ditën e 60. Revolucioni Flamingo jehon në rrugët e kryeqytetit

marshimi 1

Ka nisur marshimi edhe për ketë të mërkurë, ku shënohet protesta e 60 kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe arrestimin e tij nga SPAK për aferat.
Lumi i qytetarëve nën thirrjet “Revolucion”, Rama në burg Berisha në burg po marshon me pankarta dhe flamuj.
Ata paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ku prevalon ajo për dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.
Qytetarët artikuluan se ka nisur tashmë numërimi mbrapsh për largimin e Edi Ramës.