Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë.

 

Kreu I qeverisë ka qenë në Durrës, tek pallati 6 katësh, ku pa nga afër punën që po bëjnë ekipet e shpëtim-kërkimit.

 

Rama është shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Ai u zhvendos më tej edhe tek çadrat ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti, ku ishte I pranishëm dhe ministri I punëve të jashtme te Kosoves, Behgjet Pacolli.

Ai u takua me shume banore qe kaluan naten jashte per shkak te problemeve me banesat e tyre.

Qytetaret i kerkuan sqarime Rames ne lidhje me ate qe do te ndodhe me akomodimin.

Kryeministri i sqaroi qytetaret se te gjithe ata qe do te evidentohen me banesa te pabanueshme, do te sistemohen shume shpejt ne hotele ne baze te nje marreveshje me pronaret e biznesesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re