Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi PS depozitoi një ditë më parë në Kuvend, nismën për ndryshimin në ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Sipas Berishës, kjo u bë pasi Edi Rama është i tmerruar nga hetimet.  

Sipas tij, Rama mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter, pasi nese nuk ka abuzuar, duhet t’i beje publike te gjitha udhetimet.

Berisha akuzoi Ramen se ka abuzuar, ndërsa mori shembullin e Presidentit të SHBA, i cili ne 4 vite ka bere 74 udhetim, ndersa Rama në dy vite 140 udhetime.

“Sot temë e ditës është përpjekja e tij i tmerruar deri në palcë që të ndalojë me ligj hetimin e vërtetë parlamentar si mjetin e vetëm sot në Shqipëri me të cilin qytetarët shqiptarë ushtrojnë sovranitetin

Rama pasi ka shndërruar drejtësinë me SKAPin dhe gjykatat  në një seksion të PS, pasi në Shqipëri për shkak të kurtheve ligjore, referendumi nuk mund të organizohet dhe ka mbetur e vetmja dritare e kontrollit të abuzimit të pushtetit,

Pasi bllokoi 8 herë me radhë tani ka dërguar ligjin qesharak që kërkon ti ruajë privatësinë e tij për të gjitha abuzimet që kanë bërë. Kërkon ti japë mundësi bllokimi cdo hetimi parlamentar.

Rama don vetëm ekspertët që ja cakton Fatmir Xhafa apo ndonjë tjetër. Ky i fundit është aktivizuar shumë kohet e fundit, por përsëri mbetet ai që ka qenë.

Pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, Edi Rama dërgon në Parlament ligjin ku de facto i përjashton mundësinë opozitës që të hetojë së pari udhëtimet me charter në 2 vite me të cilat shpenzimi shkon rreth 22 mln euro. Këto udhëtime përbëjnë një nga abuzimet më të mëdha, të një sundimtari qoftë edhe një principate më të humbur.

Nëse Rama nuk ka abuzuar me “Ismailin” e tij me 140 udhëtime në dy vite, po i paska patur të gjitha pune, në një kohë që në 4 vite një president i SHBA bëri gjithsej 74 udhëtime pune.

Nëse 140 udhëtimet kanë qënë takime me kryeministrat dhe kryetarët e shteteve apo të samitive Rama duhet ti tregojë ato, ti faktojë atë, se ato kanë qenë vakanca në vende ekzotike. Në Paris me preferencë kanë qenë sic thuhet rëndom rrugë për transportin e ekspozitave të dështuara të tij”, tha nder te tjera Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re