Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe ku merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.

 

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike

 

Samiti i Klimës që kësaj radhe mbahet në Emiratet Arabe, do të vlerësojë progresin që prej Marrëveshjes së Parisit, ku liderët botërorë u dakordësuan për të marrë masa ndaj kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.

 

Në varësi të këtij progresi, në samitin COP28 do të diskutohen masat që duhet të ndërmerren nëse është e nevojshme.

 

COP28 organizohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe marrin pjesë shumë liderë botërorë, ministra dhe zyrtarë të lartë nga 198 vende, së bashku me rreth 70 mijë delegatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re