Kryeministri Edi Rama nga Fieri u shpreh se katërshja opozitare Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duan t’i bëjnë gropën Shqipërisë.

Rama tha se ata po përpiqen të bëjnë me vendin atë që as armiqtë e kombit shqiptar nuk do ta bënin, por kjo gjë nuk do të lejohet.

“Data 30 qershor është një datë ku duhet të shkojmë dhe t’ua thyejnmë hundët kundërshtarëve. Ata nuk na kanë sfiduar ne, por si piopull, si shtet, si komb dhe e kanë me qëllim.

Kanë qenë të vetëdijshëm dhe i kanë hyrë një rruge që do e kishin zili armiqtë tanë më të besuar.

Këta duan që Shqipërisë t’ia bëjnë gropën shqiptarët. 

Por nëse ka pasur Haxhi Qamilë që kanë dashur t’ia bëjnë për pak kohë gropën vendit, këta do të bien në gropë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re