Kryeminsitri Edi Rama në fjalimin e tij të parë publik para qytetarëve pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit, ka dhënë dhe një mesazh për kryetarët e partive të reja, të cilët hyjnë për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama tha se shpreson që forcat e reja politike të bëhen alternartiva reale në opopzitë dh etë mos ndjekin gjuhën e opozitës së vjetër.

Sipas tij të rinjtë duhet të tregojnë forcë dhe durim për të vërtetuar që janë një alternativë.

Përgëzoj kryetarët e paritive të vogla. Uroj që mos ecin në gjumrët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar, të gjejnë durimin për tu rritur si alternativa”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re