Në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në forumin botëror ekonomik, kryeministri Rama vlerësoi si të rëndësishme sigurinë kibernetike.

 

Në bashkëbisedimin për këtë çështje, kreu i qeverisë solli si shembull sulmin kibernetik ndaj shërbimeve shtetërore online në vendin tonë.

 

Rama tha se vendet duhet të bashkëpunojnë në kohë reale pasi sulme të tilla janë shumë herë më të rrezikshme se pandemitë. Madje dëmi që ato sjellin, sipas tij, mund të jetë apokaliptik.

 

Të enjten, Rama do të jetë edhe një nga folësit në forumin për komunitetin e ri politik evropian.

 

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë në forumin ekonomik të Davosit munguan udhëheqësit kryesorë botëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re