Skip to content

Rama: Në fundjavë vijnë 90,800 doza të vaksinës AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e shtunë dhe të dielë vijnë 90,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet skemës Covax.

Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina Astrazeneca

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara!

Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira– shkruan Rama. (TemA)