Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Kalabri të Italisë këtë të diel.

Kreu i qeverisë shqiptare, është shpallur qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, në qytezën ku sipas tij, kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.

“Kalabri – Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.

“Dua t’iu falenderoj te gjithëve këtu në sallë. Pasi vizitova tokën e arbëreshëve, kjo do jetë një kartolinë e bukur për zonën. Iu falenderoj shumë”, tha ndër të tjera kryeministri Raa gjatë fjalës së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re