Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Edi Ramën dhe ka bërë diferencën mes Kuvendit të PD-së dhe Kongresit të PS-së.

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha theksoi se Rama shpalli SPAK-un si “hanxhar të partisë” duke trajtuar këtë institucion sipas tij më keq se diktatori Enver Hoxha.

“Në kongresin e PS-së u dëgjua që Rama të shpallte SPAK-un si “hanxhar të partisë”. Ju garantoj që një trajtim të tillë të institucionit të Prokurorisë nuk ja bënte as krye-xhelati i shqiptarëve, babai i tij, Enver Hoxha. Kurse në Kuvendin e demokratëve ju patët rastin të flitet për liri për votën e lirë, patët rastin të njihnit shtyllat kryesore të programit të kësaj partie për ti dhënë fund narko-shtetit në Shqipëri. Shteti ligjor si kushti i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe për ekonomi tregu të lirë, për një siguri jete prone më të mirë. Ju dëgjuat zotimin solem për tu përballur me varfërinë dhe mjerimin , për ta nxjerrë Shqipërinë në krye të vendeve të rajonit për rritje në rroga dhe pensione”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re