Kryeministri Rama ka vijuar kritikat ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe gjatë kryesimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB. Në përgjigje të delegacionit rus, Rama deklaroi se mijëra civilë po vdesin nga sulmet e Rusisë dhe kjo sjell detyrën për të mbrojtur Ukrainën dhe popullin e saj.

 

“Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet cdo ditë që kalon. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo cmenduri të shndërrohet në dicka më të keqe. Është po e aq e pamimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojnë Ukrainën. mund të jemi dallime por mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima”, tha ai.

 

Ai shtoi se një luftë në zemër të Europës nuk mund të jetë problem vetëm i Ukrainës, po i mbarë botës, ku siguria e saj po kërcënohet. Ai theksoi dhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe nënvizoi se çdo vend duhet të luajë rolin e tij ndaj këtij agresioni.

 

 “I njëjti dallim i prehtë midis luftës dhe paqes siç do t’ju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën, nuk po përmbushin përgjëgjesinë, po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët. Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe e padiskutueshme. Për këtë arsye të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Shqipëria është vend i vogël, mbështetja jonë mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbetejë por kontribuon për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të shndërrohet në diçka të dyshimtë”, theksoi Rama.

 

Më herët, Zelenksy falenderoi Shqipërinë për kryesimin e këtij takimi dhe pozicionimin e saj krah Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re