Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Kuçovë pasditen e sotme në turin e ‘Llogaridhënies’ me qytetarët. Qytetarët kanë ngritur disa shqetësime, nga punësimet, pensionet dhe probleme të tjera. Rama u shpreh se pensionet do të rriten sërish në momentin që rritja ekonomike do të arrijë 5%, ndërsa në vitin tjetër shkollor librat do të jepen falas nga klasa e parë deri te e pesta. Gjithashtu Rama theksoi se deri në fund të vitit do të punësojmë 25 mijë persona.

Ne do i rrisnim pensionet përsëri, por kur të kemi më shumë të ardhura. Si funksion i rritjes ekonomike dhe kontributeve. Të gjithë e premtojnë këtë gjë, por unë kurrë nuk kam premtuar rritje marramendëse pensionesh, pasi është gënjeshtër. Nëse ne vijojmë me këtë nivel rritje dhe nëse arrijmë mbi 5% ku jemi zotuar, sot jemi afër 4%. Por më kujtohet një grua shumë e moshuar në Gjirokastër, që më tha ‘të tërë flasim për pensionet dhe e vërteta është e është i ulët, dhe kompensimi më i mirë është përkujdesi për nipërit dhe mbesat tona në shkollë’. Sivjet librat falas nga klasa e parë deri te e pesta.

Përsa i përket kërkimeve për naftë në Shpirag, kryeministri u shpreh:

Është gjetur një sasie e madhe nafte dhe gazi me një cilësi shumë të mirë, është një naftë e lehtë, por në vjeshtë presim rezultatet konkrete. Do të presim nëse nafta do të dalë në treg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re