Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij soclal një postim prej vizitës së bërë në qyttin e Lezhës ku inspektoi përfundimet e punimeve dhe hyrjen në apartamente të 97 familjeve. Në mbishkrimin sipër fotos, Rama tha se tashmë ndihej i kënaqur që sajesat e bëra lidhur me shtëpitë falas kishin mbetur vetëm fjalë.

Postimi i Plotë nga kryeministri, Edi Rama:

Ky është nga ato momentet krejt të veçanta njerëzore, kur mbushesh i gjithi me ndjesinë e bukur të vlerës së pazëvendësueshme të politikës në të mirë të jetës së njerëzve dhe i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset e mundimet e të marrurit me politikë për të shërbyer, jo për të rrëmbyer😍

Sa shumë mosbesim, ankesa, akuza, përqeshje e shpoti, kur përsërisja do t’i kthejmë të gjithë në shtëpi; sa shumë sajesa e fantazi për shtëpitë që nuk do të ndërtoheshin kurrë, për banesat që s’do të jepeshin kurrë FALAS; sa shumë energji negative, për sa e sa çudira mendore, teksa duhet të shtrëngonim dhëmbët nga vonesat objektive të pandemisë e nga lloj-lloj yçklash… Sa kënaqësi kur të tëra fjalët i merr era dhe veprat mbeten të vetmet që flasin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re