Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Lezhës, ku ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për deputetë.

Në fjalën e tij ai ka sulmuar 2 kandidatët të renditur në fillim të listës së PD në Lezhë, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn.

Rama tha se lezhjanët nuk duhet ta votojnë Markun sepse ai s’do të bëjë asnjë punë, ndërsa Gjekmarkajn e cilësoi një “lolo”.

“Jua kam thënë në këtë shesh, mos e votoni Frrok Frrokun. E votuat dhe shkoi në burg.

Po jua them sërish nga ky shesh që mos votoni Mark Markun Marku nuk futet në burg, por nuk bën dot asnjë punë.

E vetmja punë që bënte është të kërcënonte se do gjuante me shishe te Fevziu, po as atje s’vete dot se nuk është më analist.

Mirë Mark Markun, po atë bishtin nga mbrapa, Gjekmarku?

Ai është lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam patur disa përballje me të”, tha Rama ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re