Gjatë një takimi në Lezhë, kryeministri Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj njerëzve të drejtësisë, duke i akuzuar ata si investues në të keqën që ka mbërthyer Shqipërinë.

“…sepse këtu në Lezhë kur ka një çështje të hapur për pronat, nuk janë vetëm ata që akuzohen, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë marrë pjesë në ato krime. Futu në gjykatë me letra false dhe dil me dhjetëra apo qindra hektarë janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit nuk janë bërë vetëm. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e ca vite sot, nuk kishim ardhur në ditën kur njerëzit thonë se gjithë politikanët janë hajdutë. S’po shkon njeri në burg.

Kush ta çojë në burg, gjykatësit që janë vënë atje pikërisht që të mos çojnë në burg ata që i kanë vënë aty? Rëndësi ka që ti mos të na prekësh ne, se i rrjep njerëzit nga mbrapa është puna jote. Procesi i vetingut nuk është fundi, është vetëm fillimi”, theksoi Rama

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re