“Krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të zhvillimit të ndërtimit, që është një databazë digjitale kombëtare, ku do regjistrohen të gjitha lejet, të lëshuara nga të gjitha autoritete e territorit, çfarë do jetë një pikë referimi për të gjithë, Kudo ku ka një zhvillim, gjithsekush mund të bëjë një verifikim në këtë data bazë, Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit, dhe jo thjesht i kompanive, por i personave, lista e zezë do të përfshijë zhvilluesit, shoqëruesit, individët, që kanë shkelur ligjin, përfshirë administratorë, ortakët, pronarët përfitues, që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për një periudhë 5-vjecare. Do jetë një regjistri publik, i aksesueshëm nga të gjithë. Gjithë ky proces ndalimi do të thotë që nëse një subjekt ka kryer punime në shkelje të lejes së miratuar nga organi kompetent, këshilli kombëtar apo baskia, ka shtuar ose ka ndryshuar qoftë dhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba dhe ndëshkime të tjera, por e bëjnë menjëherë subjektin, një subjekt të listës së zezë. Ju hiqet licenca, ku nuk mund të ushtrojnë aktivitetin për pesë vjet. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet procesi në kohë reale. Monitorimi i territorit me kamera dhe me dronë.” tha Rama.
