Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lurë, i pari rast kur një kryeministër shkon në atë zonë të thellë, e cila e ka pësuar keq gjatë tranzicionit me degradimin që i është bërë mjedisit. Edhe aty, shefi i qeverisë përmendi Rrugën e Arbrit. Jo thjesht e premtoi, por tregoi se nuk është e lehtë për ta bërë

“Rruga e Arbërit është e bukur për t’u thënë e bërë, por është kafshatë e madhe për tu gëlltitur nga buxheti i shtetit. Dhe kjo rrugë është e bukur të thuhet dhe e bukur të bëhet, por nuk është kafshatë e lehtë sepse kërkon një fond të konsiderueshëm dhe sigurisht që ajo që kthen mbrapa është shumë e madhe po ashtu. Ajo që unë ju them është se nuk do ta lëmë rrugën pa bërë.

Mos filloni që në sot në Facebook që të thoni përse nuk u bë rruga. Nuk mund të bëhen rrugët kaq kollaj sa thuhet fjala sepse kërkojnë një proces të tërë. Duhet projekti, financimi pastaj procedurat për të gjetur kush e bën, pastaj duhet nënshkruar kontrata dhe gjithë këto janë procese të gjata”, tha Rama.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re