Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork , mori pjesë në takimin vjetor të fondacionit Klinton, ku shpjegoi nismën e ndërmarrë nga Shqipëria e të bërë publike në këshillin e sigurimit  për aleancën e partneritetit ‘publik-privat’ për përballimin e emergjencave dhe situatave humanitare.

 

Rama  kujtoi kohën ku Shqipëria i hapi dyert afganëve të larguar nga ardhja në pushtet e talebaneve .

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“nuk jemi mes më të mëdhenjve e mes më të pasurve, por duhet tu hapnim dyert këtyre njerëzve sepse ishte një turp t’i linim në duart e këtyre barbarëve. Prej asaj kohe mësuam se sa e rëndësishme ishte qe të kishim diçka më sistemore, më të gatshme për tu përgjigjur dhe jo për të parë gjithë këtë kaos. Ne besojmë në Shqipëri që jemi kaotikë, por kur pashë se sa kaotike mund të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thashë: “o Zot sa mirë jemi”.

 

Kryeministri u ndal edhe te tërmeti katastrofik i 26 nëntorit të vitit 2019, ku shqiperia u ndihmua nga e gjithe bota ne perballimin e situates.

 

 EDI RAMA

KRYEMINISTER   

“Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan ndërkohë që qysh prej momentit të parë ishte e jashtëzakonshme të shihje ekipet e shpëtimit të vinin nga mbarë Europa e madje dhe nga Izraeli për të të ndihmuar me shpëtimin e njerëzve që ishin ende gjallë nën rrënoja. Po kështu ishte e jashtëzakonshme të shihje vetë shqiptaret nga të gjitha vendet ku jetojmë, sepse ne jemi një rast mjaft i veçantë sepse jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët jetojnë kudo dhe ju e dini ndoshta më mirë se unë se nëqoftëse doni të hani mirë, shkoni në një restorant të mirë shqiptar në Neë York dhe gjithë ndihma prej tyre ishte e jashtëzakonshme.”

 

Duke e konsideruar nismen per aleancen e partneritetit publik-privat si shume te rendesishme Rama nenvizoi se superfuqite duhet te jene ne vijen e pare te ragimit ne perballimin e situatave humanitare.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re