Kryeministri Edi Rama, në takimin fermerët në Rrogozhinë ka sulmuar sërish kreun e PD Lulzim Basha, duke e cilësuar sjelljen e tij ndaj Covid të turpshme, kriminale dhe që mund të shërbejë si vatër infektimi.

Duke nenvizuar faktin se turmat mblidhen pa maska dhe në kundërshtim me protoklllin e miratuar, Rama uron që të mos ketë të vdekur.

“Me vjen shumë mirë që është organizuar ky takim. Ata që quhen analistë dhe dërdëllisin pa pushim, duke dhënë mend pa i thënë punës mirëmëngjes.

Më vjen mirë që jam këtu te ju, jeni ju baza enjë transformimi që është i pamohueshëm në sektorin e bujqësisë. Mbase kurrë nuk do dalin në televizor.

Sot Shqipëria importon vetëm tre dhe eksporton vetëm 1.  Na kanë dalë përpara xhakajdurët që mblidhen rraqe rraqe sic ishte ajo loja e dikurshme.

E sorollatin Lulin në Shqipëri për ta bërë dhëndër.

Ajo cka po bën Basha me ato që organizojnë dasmat pa nuse në rrugët e Shqipërisë është e turpshme, e papërgjeshme, është një rrumpallë kriminale, sepse janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur vatra të vaksinimit.

Ne jemi një nga 2 vendet në të gjithë rajonin qe kemi hyrë në vaksinimin masiv. Do të jemi mes vendeve që vaksinojmë më shumë, ndërkohë që ata nuk duan t’ja dinë as për njerëzit e tyre më bessnikë, që i ngjisin mes njëri tjetrit.

Me mendimin që të mbarojmë zgjedhjet dhe ta hajë kush ta hajë, uroj që asnjëri mes tyre të përfundojë në spital e larg qoftë që të ndërrojë jetë”, deklaroi Rama!.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re