Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës bëri me dije se do të ndërtohet në Shqipëri muzeu Arbreshë.

 

Rama tha se ky muze do të ndërtohet në kalanë e Skënderbeut.

 

“Do të ndërtojmë një program të posaçëm për bashkitë për t’i dhënë jetë këtij binjakëzimi për të krijuar një urë komunikimi të vazhdueshëm mes komunitetin arbëreshë dhe Shqipërisë.

 

Lindi dhe ideja e muzeut arbëreshë në Shqipëri ndërkohë që komuniteti Arbreshë kanë ruajtur me fanatizëm relike të jashtëzakonshëm .

 

Iu kemi gjetur vendin dhe ku tjetër veçse se në Kalanë e Skënderbeut. Janë një sërë idesh që i japin jetë kësaj marrëdhënies”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re