Kryeministri Edi Rama është shprehur se veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në një vatër zjarri.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Lituani, ku tha se problem në very të Kosovës nuk mund të trajtohet si i pavlefshëm.

Ai shtoi se grupet kriminale dhe interesat politike në veriun e Kosovës janë të ndërthurura, gjë që sipas tij, shumë shpejt mund të shpërthejë në një problem më të madh.

“Shqipëria është një vend që popullariteti i Putinit shkon nga 0.7-1.2 %. Demokracitë duhet të luftojnë dhe në të njëjtën kohë të dëgjojnë njerëzit. Putin nuk ka kë të dëgjojë. Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në Këshill që sot foli për këto tema.

Problemi i Ballkanit sot në lidhje me sigurinë, mund të mos jetë në madhësinë e problemit të Ukrainës, por nuk është aq i vogël që të trajtohet si i pavlefshëm. Veriu i Kosovës rrezikon të bëhet një vatër zjarri. Ka një palë të tretë që është duke u ngritur, janë grupet ekstreme në Kosovën e Veriut, që prej vitesh ka qenë një parajsë për grupet kriminale, trafikun e drogës dhe kriptomonedhave.

Kjo përzjerje e mafies me politikanët dhe interesat e tjera, mund të jetë shpërthyese. Është koha të ndërmjetësojmë këtë dialog, me një qëndrim më të fortë të NATO-s”, është shprehur Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re