Simpatizantët e Partisë Demokratike dhe të forcave të tjera opozitare kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Shkodër.
Kreu I qeverisë pritet që këtë të premte të zhvillojë një takim në lidhje me strukturat dhe me qytetarët e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.
Ndërkohë mësohet se simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar aksin hyrës të qytetit, për të mos lejuar kreun e qeverisë që të kryejë inspektimin e punimeve te Sheshi i Bajzës.