Gjatë një ndalese në Tepelenë, kryeministri Rama ofroi recetën e agroturizmit si një mënyrë për t’u motivuar ekonomikisht në jetën e kësaj ane.

Ai vlerësoi investimet në kuadër të Rilindjes Urbane në këtë qytet, ku siç tha, tashmë edhe nga Suedia po ka turistë

“Ku bëhej fjalë që të vinin suedeze në atë gropë që ishte Tepelena përpara disa vitesh? Do të punojmë që suedezet e bukura të mos bëjnë vetëm foto me Ali Pashën e të ikin, por të qëndrojnë dhe të shpenzojnë paratë këtu”, theksoi Rama, i cili ofroi dhe recetën për t’u krijuar mbrothtësi ekonomike.

Ka shumë njerëz që lëvizin në fundjavë nga Tirana dhe që kanë destinacione të reja. Të jeni të sigurt që me shumë kënaqësi do të shkonin aty ku ka agroturizëm që nga veri në jug.

Ne kemi aprovuar një ligj: kush investon duke marrë një shtëpi të rrënuar që shndërron në bujtinë dhe ndërton një fermë të vogël, si dhe ka një numër të kufizuar dhomash, e para ka tatim fitimi vetëm 5%, e dyta e ka TVSH 6%, e treta merr mbështetje financiare nga shteti. 

Prandaj unë dua t’u bëj thirrje autyre që janë në emigracion ta shohin këtë mundësi, u bëj thirrje familjeve që janë këtu që bashkë me djemtë dhe vajzat, të drejtohen në këtë drejtim. Është rruga e daljes përfundimtare nga varfëria”, theksoi kryeministri.  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re