Një deklaratë e ministrit gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn mbi infeksionet e COVID-19 verën e kaluar, ka sjellë një reagim të ashpër të kryeministrit Edi Rama.

Kjo pasi sipas Spahn, gjysma e infeksioneve në Gjermani kanë ardhur nga vizita familjare të migrantëve në Ballkan.

Por BILD-in e njohur, Rama e ka quajtur deklaratën e anëtarit të kabinetit të Merkelit si një skandal.

“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, pasi nuk ka shifra për ta provuar këtë”, ka deklaruar Rama.

Siç ka vijuar me tej shefi i qeverisë shqiptare, “një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord të dukshëm të keq”.

Por cila ishte deklarata e Spahn që ka nerozuar Ramën?

“Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve. Ne duhet ta parandalojmë këtë vit”.

Në fakt, ministri gjerman i është referuar shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë në deklarimet tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re