Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të enjte ka qenë në Vaun e Dejës për të prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Mark Babani.

 

Në fjalën e tij nga Vau i Dejës shefi i qeverisë është shprehur se situata politike në vend është më keq se dy vite më parë.

 

Sipas tij frika më e madhe e të katërve bashkë Metës, Bashës, Berishës dhe Monikës janë hapja e negociatave.

 

“Pse këta i kanë problem negociatat. Të gjithë duhet ta dinë se pas hapjes së negociatave ne do të ulemi në tavolinë me BE dhe gjëja e parë është se të vënë para dy kapitujt e drejtësisë. Është një vend që sado i gjatë të jesh drejtësia të ul në karrigen e gjykimit, është një vend ku presidentë ish president, kryeministra dhe ish kryeministra ktu e 30 vjet që kanë luajtur harushka, mund të gjykohen, të hetohen dhe të dënohen. Ato që kanë problem hapjen e negociatave janë Luzlim Basha, Fallxhorja, Ilir Meta Sali Berisha që mjafto të kujtohesh se katër persona janë në hall dhe këta persona që janë gati ta hedhin Shqipërinë rrugëve, si një qenie që nuk ka lidhje me Evropën.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re