Kryeministri Edi Rama ishte në Patos, ku zhvilloi takimin e radhës electoral. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi po përpiqen të prishin imazhin e vendit, për shkak se i tremben reformës në drejtësi.

Rama tha se zgjedhjet janë një e drejtë e popullit dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve për shkak të frikës së opozitës.

“Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit, ’97-ës, sa në mes të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi, duke fshirë firmën e tij me firmën e tij.

Nëse ai është i shqetësuar e ka thjeshtë, t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin. Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve.

Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rrethojnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre.

Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë, por jemi të detyruar ta zbatojmë, si na e kanë imponuar për të vendosur njëherë e mire, se Kushtetuta nuk është një libër që e lexon. Asnjë ditë më shumë me presionin e plakut Berishë s’mund t’i bëjë socialistët të largohen”, tha Rama nga Patosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re