Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Beogradit, ku do të mbahet takimi në kuadër të Ballkanit të Hapur, pavarësisht se në mbledhje nuk do të jetë i pranishëm kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama pritet të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa derimë tani nuk është konfirmuar nëse do të ketë përfaqësues nga 4 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Rama do të qëndrojë për dy ditë me radhë në Beograd, në 3 dhe 4 Nëntor.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u takuan në Skoci.  “Mbështetje e fortë “Open Balkan”.  A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?” shkruante Vuçiç në postimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re