Pas Tiranës, Durrësit dhe Laçit pritet që Lezha të jetë qyteti i radhës ku do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

 

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se të shtunën do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë si pasojë e dëmeve nga tërmeti në këtë qytet dhe rrethinat.

 

“Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore! PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM. Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!

https://e-albania.al/dhuro/”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re