Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije se në datë 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
“Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre në Shqipëri dhe Zvicër.”, tha Rama.
Rama përmendi dhe marrëveshjen që pritet të ratifikohet mes Italise dhe Shqipërisë.
“Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, shkruan Rama