Lufta në Ukrainë mund të ketë shërbyer që Bashkimi Europian të kuptojë rëndësinë e Ballkanit, kështu shprehet kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimeve  në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, që po mbahet në Berlin. Ai shprehet se shpesh herë Ballkani i ka ardhur në ndihmë unionit.

 

“Siç e thash agresioni rus i ka hapur sytë gjithëkujt, i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Por gjithashtu ne e dimë që  BE ka problemet  e veta që ne i njohim shumë mirë.

Një proces të vështirë vendimmarrjeje, një ndikim shumë i madh iu politikave vendaseve të shteteve anëtare, që herë herë përcaktojnë vendimet e unionet.

Herë herë, na duket sikur duke qenë të duruar për hirë të historisë sonë dramatike, dhe duke e para BE si psikolog, shohim që psikologu është i traumatizuar. Kjo është e vështirë pasi e gjejmë ndonjëherë veten duke ndihmuar atë.

Nuk jam iu sigurt që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe ta respektojnë atë më pas”, tha ai.

 

Megjithatë, kryeministri shprehet se ka ende “detyra shtëpie” për të bërë, në mënyrë që të bashkohet në BE. Ndonëse e parashikon që kjo do të ndodhë, ai ende nuk ka një datë.

 

“Ne jemi tërësisht në paqe me veten që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, sepse unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit.

NËse ka një dallim mes vendeve të BP që kanë nuk kanë një traditë të shtetit dhe vendeve të tjera në kontinente të tjera është që në kemi bekimin që kemi BE, që është një burim mahnitës informacioni për këtë.

Të kesh mundësi ta përdorësh këtë dije, për të ndërtuar  një shtet një demokraci funksionale, ky është objektivi.

Më pas se a jemi sot zyrtarisht anëtar, ose nesër, kjo nuk varet nga ne.

Më duhet rrëfej po ashtu se jam ndjerë herë herë i traumatizuar nga procesi i pafundëm i çeljes së negociatave.

Jam i sigurtë që po martohemi një ditë me BE, por se kur, këtë nuk e di,” tha ndër të tjera Rama”, tha ai.

 

Ai thekson se ndonëse e shkuara nuk e favorizon për shkak të tensioneve gjeopolitike, Ballkani ende i nevojitet BE, pasi ndodhet në zemër të Europës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko