Subscribe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës lidhur me shpenzimet e larta të udhëtimeve jashtë shtetit me avion. Nga Dibra, Rama hodhi poshtë këto akuza: sipas tij, marrëveshja për “Charterin” që ai përdor ka reduktuar shpenzimet e qeverisë  me afro 50%.

 

Në fjalën e tij, Rama e vuri theksin tek kursimi i energjisë elektrike, si një domosdoshmëri e ditëve të sotme, për të mos rritur çmimin e këtij produkti për familjarët.

 

 

“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht. Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, tha Rama.

 

 

Duke u ndalur tek çmimi i ri i energjisë elektrike, që la në fuqi një ditë më parë enti rregullator, Rama saktësoi se aplikimi i fashës është e drejtë e qeverisë.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se në 1 janar 2023 do të nisë nga puna prodhimi i energjisë nga dy TEC-et portabël që janë vendosur në Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re