Kandidati i opozitës për Bashkinë Himarë ishte referenca e akuzave të kryeministrit Rama gjatë fushatës së tij elektorale në këtë zonë.

 

Kryesocialisti iu drejtua Fredi Belerit si një person analfabet, me të cilin nuk bashkëpunon dot.

 

“Himara është ndryshe nga të gjitha territoret. Keni parë ndonjë që të jetë kështu. Dhe këta që janë të djathtë, duhet të pyesin veten, po pse mo më budallain do votojnë këta. Se ka plot nga ata të mençur. Më gdhëja që e kanë vendosur këtu. Në greqisht analfabet, në shqip dru. Atë do të votoni, merreni këtë drurin këtu dhe ai ua bën një punë. Të paktën ngroheni në dimër. Merreni drurin çojëni në bashki, unë me atë nuk bashkëpunoj dot.

 

E keni me të vërtetë ju, do ma ulni mua atë të bëj muhabet. Jorgua nuk është i rënë nga qielli, nuk i ka bërë të tëra mirë, të jemi të qartë këtu, unë nuk them ta marrim ta bëjmë dhëndër. Ama tani që unë ja prisha gjumin Jorgos, juve doni të votoni atë tjetrin? E keni parë Himarën si është xixë. Kur vija më parë, letra, shishe. Merrja Jorgon pip, pip, pip. Vija vetë mblidhja plehrat. Në 8 Jorgua thoshte a ka ndonjë gjë? Tani nuk ndodh më. Ai i ndjeri, që unë nuk e kam dashur fare, meritonte çmimin nobel për astronomi. Me Jorgon jemi kuptuar shumë qartë që nuk ka leje ndërtimi nga ato që tmerrojnë dynjanë”, tha ai  .

 

Rama theksoi se kandidati i opozitës për Himarën nuk mund t’iu shërbejë qytetarëve, ndaj kërkoi votëbesim për alternativën e tij, Jorgo Goron.

 

“Roje të Vodafoni unë nuk e vë atë. Falimenton Vodafonin ai. E di që po më dëgjon, po ktheji këto në greqisht tani dhe ankohu, thuaji ja si po diskriminon Rama mua. Nuk e do ky historinë e zgjidhjes së çështjes së pronave. Një zgjidhje keni ju nëse nuk doni t’ju ikin pronat për lesh, mua, PS dhe kandidatin tonë. Unë ju kam thënë këtu që do zgjidh çështjen e pronave e nuk do vinë nga Tirana t’jua marrin. Edhe ata që i kanë marrë letrat, larg qoftë mos bëjnë gabim të votojnë atë tjetrin, do ua marrin prapë.

 

Këta që kërkojnë votën, veç të tjerave janë në një marrëdhënie turpi, me vendin, me komunitetet, me ata që u kanë vënë emrin, familjet e tyre. Sepse vijnë e kërkojnë votën me prokurën e asaj gërdallës “non grata” në Tiranë. Shqipëria sot nuk ka qenë ndonjëherë më e vlerësuar dhe respektuar sesa sot”, u shpreh Rama.

 

Rama përsëriti kërkesën e tij për të mos iu kthyer të shkuarës politike, siç i referohet ai Metës e Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re