I rikthyer pas ndërhyrjes kirurgjikale në apandesit, kryesocialisti Edi Rama i kërkoi Kamzës votën për Rakip Sulin.

 

Ai paralajmëroi se qeveria do të ndërpresë çdo bashkëpunim nëse në krye të bashkisë së Kamzës vjen kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

Zgjedhja është e thjeshtë këtë herë. Kush do fusi në gomarin me veshë të gjatë në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë, të na vënë para faktit të kryer, në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me non grata, të shpallur nga SHBA. Është e habitshme si itharët e demokracisë, të lirisë, të ndryshimit, që në Kamëz kanë një vatër të madhe ta pranojnë këtë sfidë. Me SHBA do luftojnë? Po kjo nuk është luftë, është turp

 

14 maji tha kryesocialisti është dita që qytetarët duhet të largojnë me votë apadensitin e dhimbshëm me dy koka, të Sali Berishën dhe Ilir Metën.

 

Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një appendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është appendisit me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkojë te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptim plotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim appendisitin e 14 majit

 

Projektin e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi, për ndërtimin e nënkalimit në sheshin “Skënderbej” e quajti një gropë.

 

Do hapim sheshin tha do bëjmë nën kalimin, Pse? Sepse këta dinë vetëm të hapin gropa. Kush shkon pas tyre shkon vetëm pas gropave. 

 

Edhe pse jo i rimbëkëmbur plotësish nga operacioni, siç tha vetë, Edi Rama gjeti energjinë për të kërcyer për pak minuta nën tingujt e këngës së fushatës.

 

Kritikëve për një fushatë elektorale me muzikë tallava iu përgjigj.

 

EDI RAMA

KRYETAR I PS

 

Rakipi me tha që fonia është e ulët, njerëz ka më shumë se çmendohej, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet se ndër të tjera kam qenë edhe mërzitur shumë nga disa kritike me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë.Sikur të ishin njerëz që dëgjonin Bet’hovenin do ja falja, por janë ata që degjojnë gjithë ditën Saliun. Më vendosni pak Tit Vullkanin tonë

 

Për katër vitet e ardhshme, kryesocialisti i premtoi banorëve të Kamzës katër herë më shumë investime në infrastrukturën arsimore, rrugore dhe mjedisore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re