Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama duke folur për mënyrën sesi u menaxhua kriza e koronavirusit u shpreh se brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht.

Abc News Albania Live – Seance plenare per shembjen e teatrit

Zhvendoset ne parlament debati per shembjen e Teatrit Kombetar Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://Facebook: https://www.facebook.com/Instagram: https://instagram.com/abcnewsalSubscribe kanalin tone ne Youtube: https://www.youtube.com/user/abcalbanian

Gepostet von Abc News Albania am Donnerstag, 21. Mai 2020

Rama u shpreh: “Përderisa ne ja dolëm natyrisht që s’mund të kesh bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar Shekspirin të bjerë pre e zinxhirit të budallallëkut që kalon sy më sy e vesh më vesh. Brenda majit Shqipëria do jetë e hapur tërësisht dhe ne duhet të përgatitemi për sezonin turistik.”

Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se edhe nëse do të na vijë një valë tjetër më e rëndë se ajo që kaluam, do të përballojmë me sukses.

Rama shprehet:” Në rast se do të vijë një valë tjetër më e rëndë se sa ajo që kaluam edhe sikur të përsërisnim të njëjtat gjëra sidoqoftë do ta përballojmë me atë sukses që e përballuam që sot shihet me admirim nga vendet e tjera.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re