Situata e nxehtë në vend pas çështjeve “Xhisiela”, “Babale” apo disa ngjarjeve kriminale, ka detyruar kryeministrin Rama që të mbledhë krerët e Policisë së Shtetit për t’u tërhequr vërejtje, për dhe t’i mobilizuar.

Ai është ndalur te rasti i ish-kolegut të tyre Emiljano Nuhu, duke vënë me shpatulla për muri Kontrollin e Brendshëm.

“Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërcipërisht”, tha Rama, duke shtuar më pas:

“Ku ishte drejtori i SHÇBA-së kur shpifësi me uniformë i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra? Shpifësi brenda radhëve të policisë hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe më pas kërkoi azil”, theksoi shefi i qeverisë.

Rama përcolli mesazhin se tashmë i takon policisë që të reagojë fort, edhe duke e luftuar krimin pa mëshirë.

Shpifjet mediatike për të krijuar tek njerëzit e këtij vendi përceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meriton një kundërpërgjigje.

Si kundërpërgjigje shumëfishimin imediat ndaj krimit dhe çdo shkelësi të ligjit, që nga të fortët e llojit të atyre që sollën përgjakjen më mes të Bllokut në Tiranë deri tek kundravajtësit që shkelin rregullat e qarkullimit, dëmtojnë mjedisin, apo cënojnë në një formë apo tjetër qetësinë e komunitetit.

Kriza ulëritëse e politikës që synon të helmojë gjakun dhe errësojë sytë e publikut është një mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, një shtysë për të mbledhur të gjitha fuqitë dhe ngjitur në një shkallë tjetër policinë e shtetit.

Kriminaliteti matet me statistika por vlerësohet dhe me përceptim. Statistikat janë nga dje dhe sot në anën tonë, flasin qartë se ku ishte dhe ku është vendi në raport me krimin vit pas viti. Por lufta e egër politike dhe mediatike për të krijuar përceptimin e kundërt as nuk do ndalet, as do zbutet. Vetëm do përshkallëzohet.

Më shumë shpifje, fabrikime, aktorë audiosh dhe videosh: Krimi, krimi. Krimi në konferencë, krimi në postim, krimi në debat, krimi në komente, krimi në mëngjes, drekë, darkë. Puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj barbarie politike dhe mediatike me fort dhe më qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se deri më sot, në çdo drejtim dhe shumë më shpejt se deri sot”, deklaroi Rama.  

Nga ana tjetër, rivali Basha vijoi të akuzojë qeverinë, duke i mëshuar pikërisht krimit. Në gjykimin e kryedemokrarit, edhe kreu i Policisë së Shtetit duhej të ishte sot në pranga.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, u shpreh Basha.     

ERTV Live😊: Ministria e Brendshme – Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për “të fortët”, me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta: Mes shtetit edhe “të fortëve” nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken👊

Posted by Edi Rama on Monday, 15 October 2018

 

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_GB/sdk.js#xfbml=1&version=v3.1’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re