Skip to content

Rama nis fundjavën me mesazh sensibilizimi: Të mbajmë pastër qytetin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një mesazh sensibilizues për qytetin e Durrësit.

Përmes një videoje Rama ka përcjellë një mesazh të ardhur nga zërat e disa artistëve durrsakë  për një Durrës të pastër.

“Me urimin që kushdo që mendon si këta bashkëqytetar të famshëm e të dashur për shumëkënd, do të kujdeset më shumë për ta mbajtur pastër shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.