Kryeministri Edi Rama do të niset nesër drejt Brukselit, për t’u takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel për të diskuruar në lidhje me zgjidhjen ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë.

rama michel

Kujtojmë që dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët tha se i ka nisur një letër të dytë, Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, lidhur me ‘domosdoshmërinë e një shtyse të re’, siç tha ai.

“Duhet një shtysë e re, duhet një marrje dhe mbyllje brenda e të dyja palëve nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kumbarëve të planit që është kthyer një marrëveshje bazë, që është Franca dhe Gjermania me mbështetjen e SHBA dhe natyrisht Franca dhe Gjermania janë njëkohësisht edhe Bashkimi Europian në të njëjtën kohë sepse mbështetje e BE nuk diskutohet. Duhet kjo dhe nuk është një ide e re e imja. E kam thënë dhe në tryezën e madhe të liderëve në Moldavi dhe tani mendoj që është koha sepse kjo ecejakja në Bruksel, ka ardhur në një moment që është vetëm status-quo. Nuk pres dhe nuk kemi çfarë presim të reja, pa një shtysë të re dhe pa një  përfshirje të drejtpërdrejtë të kancelarit dhe të presidentit të cilët duhet të shpëtojnë jo thjesht Kosovën dhe Serbinë nga përplasja, por duhet të shpëtojnë rajonin nga shkatërrimi i të gjitha proceseve të nisura dhe nga asgjësimi i vetë Procesit të Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi lirimin e tre policëve kosovarë, që mbahen në burg në Serbi. Derisa të lirohen ata u shpreh Rama, nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet e Shqipërisë e Serbisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re