Kryeministri Edi Rama është nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, ku mësohet se do të marrë pjesë ditën e nesërme në konferencën me temë “Europa një botë që po ndryshon”.

Konferenca do të mbahet online ditë e nesërme në orën 14: 50, ku Rama pritet të mbajë edhe një fjalim.

Të pranishëm do të jenë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilët po ashtu do të mbajnë fjalim.

Konferenca do të mbahet në Firence të Italisë, ndërsa është një forum për diskutim dhe debat mbi çështjet më të rëndësishme përballë Evropës dhe botës më të gjerë.

Konferenca do të trajtojë sfidat dhe mundësitë për Evropën midis shqetësimeve në rritje mbi emergjencën e klimës, sfidave kryesore ndaj multilateralizmit dhe betejës globale në vazhdim kundër COVID-19.

Po ashtu do të diskutohet edhe për inteligjencën artificiale, klimën, gjeopolitikën, ekonominë globale, multilateralizmin, paqen dhe të drejtat e njeriut, shëndetin publik dhe autonominë strategjike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re